Bashkimi demokratik për integrim ka reaguar ndaj dekleratës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, I cili akuzoi partinë e Ahmetit për rënien e rejtingut të partisë. Ai akuzoi se BDI është symbol I korrupsionit dhe përçarjeve. BDI akuzoi LSDM-në se po përdor politikat e VMRO-DPMNE-së për të mbijetuar në skenën politike. Partia thotë se LSDM-ja “në vend që të përballet me krizën e vet dhe të marrë përgjegjësinë për dështimin e tyre, shpëtimin e kërkon duke i ushqyer maqedonasit me armikun e rremë -“shqiptarët”.
BDI
“Maqedonasit sot po manipulohet të besojnë se shqiptarët janë kërcënimi i tyre ekzistencial. Por kush po e mbjell këtë ide? Sot, partitë maqedonase, duke pasur në krye të qeverisë eksponentë të ‘botës serbe’, po mbjellin tek maqedonasit frikën se shqiptarët janë armiku i tyre. Në realitet, shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë kërcënimi ekzistencial i maqedonasve. Kërcënimi i tyre i vërtetë janë ata që mohojnë kishën e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre”.
BDI vlerëson se LSDM po ndjek politikat e VMRO-së për të mbijetuar në skenën politike. BDI thekson se shqiptarët nuk do të pranojnë të bëhen kurban i politikave të dështuara të LSDM-së apo DPMNE-së apo i agjendave të huaja që punojnë kundër Maqedonisë së Veriut.
Pas reagimit të BDI-së, LSDM kërkon nga lideri i partisë, Ali Ahmeti që përfundimisht të dalë nga filmi nacionalist. Sipas partisë më të madhe opozitare, retorika e Ahmetit për nxitjen e vazhdueshme të tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin.
LSDM
“Për LSDM-në janë të papranueshme provokimet e qëllimshme etnike të BDI-së, të cilat janë shndërruar në strategji unike të partisë. BDI nuk duhet të harrojë se shqiptarët në këtë vend duan paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike. Kur BDI-ja e akuzon LSDM-në për albanofobinë, nuk duhet harruar se në Bordin Ekzekutiv të LSDM-së ka shqiptarë dhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë për partinë tonë”.
Ata theksojnë se me veprimet e tyre “Ahmeti dhe BDI i mundësojnë VMRO-DPMNE-së të nxisë edhe më shumë situatën ndëretnike në vend dhe të përfitojë politikisht”. Indirekt, BDI është ajo që me sjelljen e saj krijon shqiptarofobinë, sipas LSDM-së. /SHENJA/