Finalja e Superkupës së Italisë ishte një mbrëmje e trishtuar për Interin dhe për Lautaro Martinezin, pavarësisht se ky i fundit arriti të shënonte një supergol dhe të thyente disa rekorde.
Lautaro Martinez ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës për herë të katërt radhazi në finalet e Superkupave, por 3 të mëparshmet i kishte fituar: Juventus, Milan dhe Napoli. Ai gjithashtu u bë golashënuesi i këtij kompeticioni bashkë me Paulo Dibalën, të dy me nga 4 gola.
“El Toro” gjithashtu ka arritur që të shënojë në një derbi të Milanos në 4 kompeticione të ndryshme, Serie A, Champions, Kupë dhe Superkupë. Lautaro ka shënuar në total 9 gola kundër Milanit.