Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas vendimit të presidentes maqedonase, Gordana Siljanovska, për modekretimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve për shkak të amendamenteve për licencat në dy gjuhë.Në një prononcim për gazetën LAJM, Fetai u zotua se licencat për edukatorët shqiptarë do të jenë në gjuhën shqipe.“Është për keqardhje mosdekretimi i ligji në fjalë. Kjo është njëfarë fitore e populizmit, e LSDM-së dhe Levicës, të cilët në këtë drejtim po dëshmojnë se nuk dallojnë fare. Mua më vjen keq që një LSDM që vazhdimisht është thirrur në promovimin e të drejtave të të gjitha bashkisë dhe veçanërisht të drejtave gjuhësore, sot nuk ka fare dallim nga Levica e Apasievit. Ligji në fjalë i ka kaluar procedurat në Qeveri dhe Parlament dhe unë garantoj që për edukatorët shqiptar, licencat do të jenë në gjuhën shqipe, pavarisht lëvizjeve politike që bëhen tani për tani për arsye populiste”, tha Fetai.
Data 09.01.2026
Aktuale
- Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin rreth Kongresit të rregullt
- Do të hap procedurë gjyqësore pas deklaratave të Mickoskit ndaj prokurores Ristoska
- Aleanca për Shqiptarët nis procesin e rindërtimit dhe konsolidimit të partisë para Kongresit
- Vijon pagesa e shtesës së veçantë, e përkujdesjes nga një person tjetër dhe e aftësisë ndryshe
- Filipçe: Qeveria teknike nuk duhet të shfuqizohet
- 61-vjeçarja goditet nga automjeti në Petrovec – në gjendje të rëndë
- Aksident i rëndë në Shkup: Goditet 74-vjeçarja në kryqëzim
- Aksident i rëndë trafiku në Manastir – një grua me lëndime serioze


