Shoqata e Gazetarëve dënoi ashpër incidentin në të cilin ishte djegur vetura e gazetares së SDK, Suzana Vrentcovska nga Ohri. Sipas informacioneve tw SHGM0sw dyshohet se ky është një akt i provokuar qëllimisht. “I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë për të përcaktuar të gjitha detajet dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë”, thuhet nw reagimin e SHGM-sw. Ata theksojnë se ky rast tregon për tendencë shqetësuese të rritjes së rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në vend. Ata kujtojnë se edhe në tetor të vitit 2024, u dogj automjeti i njw gazetari nga Shtipi. “U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa urgjente dhe konkrete për zbardhjen e plotë të të dyja rasteve, dhe autorët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen siç duhet”, theksoi SHGM.
Ministria e Punwve tw brendshme informoi se mbrëmë rreth orës 21:30 në Ohër është djegur vetura e korrespondentes së SDK.mk Suzana Vrentcovska. Makinës i është vënë zjarri në oborrin e shtëpisë së familjes, në garazhin ku ishte parkuar.
Data 13.12.2025
Aktuale
- Media në SHBA: Departamenti Amerikan i Shtetit hesht teksa Shqipëria rikthen në detyrë zv.kryeministren e akuzuar për korrupsion
- “Drejtuesit e PD-së përgjegjës për situatën”- U akuzua në mbledhje se ka kërkuar firmat e deputetëve për Endri Shabanin, Salianji me ironi: Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar
- Sheqerinska: Rusia po realizon operacione hibride per destabilizimin e rajonit
- MPB jep detaje për rrahjen ndërmjet nxënësve në shkollën fillore “Dituria” në Saraj
- (VIDEO) VMRO: Në vitin 2018 Qeveria Zaev ishte e gatshme të pranojë migrantë
- Debati me Ervin Salianjin në Mbledhjen e Kryesisë së PD-së, flet Flamur Noka: Dorëheqja ime apo dikujt tjetër këtu qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij
- Përplasje me policinë në protestën para Kryeministrisë, Lapaj: Na thoni cilin ligj kemi shkelur?
- Maqedonia e Veriut për herë të parë operacion te fëmija me deformim kongjenital të rrallë me pjesëmarrjen e mjekut turk


