Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka nënshkruar Dekretin për hyrjen në fuqi të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, raporton SHENJA.
Sic meësohet, për këtë veprim, presidentja e ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Se Davkova ka vendosur veto ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve e konfirmuan edhe nga LSDM-ja, nga ku bënë thirrje që qeveria të heqë dorë plotësisht nga ndryshimet në Ligj, të cilat, sipas tyre, nuk janë kushtetuese dhe janë miratuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
“Ne e përshëndesim mosnënshkrimin e Dekretit nga ana e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me çka hapet kjo mundësi, dhe kërkojmë nga qeveria që të tërhiqet nga synimet për shkak të dispozitave të diskutueshme që përmban. Neni 9 dhe Neni 10 i Projektligjit për ndryshim, i propozuar nga Qeveria, nënkupton futjen e licencave dygjuhëshe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Është kontestuese se ky segment rregullohet me një ligj tjetër që përcakton përdorimin e gjuhëve, por edhe me Kushtetutën e shtetit.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Data 08.01.2025
Aktuale
- Pronari i OpenAI akuzohet nga motra e tij për përdhunim, ai i mohon të gjitha
- Mickoski paralajmëroi shkarkimin e zëvendësdrejtorit të “Rrugëve të Maqedonisë” nëse konstatohet se ka vrarë ari
- Trump paralajmëroi takim me Putinin dhe dha një afat për përfundimin e luftës në Ukrainë
- BDI: Mickoski zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon
- Deputetët të premten kthehen në punë, në seancën e parë plenare disa interpelanca
- Zgjerimi i “listës së zezë” me kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër i vuri në lëvizje institucionet, por edhe pritshmëritë
- ‘Bomba’ e merkatos, Ronald Araujo pritet të huazohet tek gjiganti italian
- Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit