Kryetari i komunës së Çairit, ka promovuar parkingun e ri me 50 vende pranë shkollës “Liria” në lagjen e Gazi Babës.
“Ky projekt, i financuar nga Komuna e Çairit, është një hap i rëndësishëm për ofrimin e mundësive më të mira për parkim në këtë zonë.
Krijimi i këtij parkingu është më shumë se thjesht një investim në infrastrukturë – është një shembull i angazhimit tonë për të ndërtuar një mjedis më të organizuar, funksional dhe të përshtatshëm për banorët tanë.
Falënderoj ekipet që punuan me përkushtim në këtë projekt dhe banorët për mbështetjen e tyre. Ky është vetëm fillimi i shumë projekteve që do të vijojnë për ta bërë Çairin një vend edhe më të mirë për të jetuar. Ne do të vazhdojmë të krijojmë edhe më shumë hapësira për parkim, duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunës sonë”, ka deklaruar Ganiu. /SHENJA/
Data 13.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Taravari braktis Qeverinë, akuza të ndërsjella mes atij dhe VLEN-it
- Agron Shehaj pretendon për vjedhje të votave: Po fusin duart në procesin e numërimit, duan të na marrin mandatin e dytë
- (VIDEO) Rikonstruimi i Qeverisë, Janeva në shëndetësi, arsimi në duart e VLEN-it
- (VIDEO) “Rasti i Frosinës”, Vasil Jovanov denohet më 12 vjet burg
- Numërimi në Bashkinë Kamzë drejt mbylljes, shtohen votat për PS! Elisa Spiropali: Janë vota zemre, mirënjohje për punën e palodhur të strukturave!
- (VIDEO) Bashkësitë Fetare njëzëri kundër ekstremizmit, askush nuk duhet të keqpërdorë fenë për qëllime të dhunshme
- Përplasje në QNV te “Sami Frashëri”, Agron Shehaj kundërshton urdhrin për nxjerrjen e vëzhguesve: Po vidhni votat e qytetarëve
- Tensione në një QV në Tiranë, policia ndërhyn dhe urdhëron largimin e vëzhguesve! Agron Shehaj: Na nxirrni zvarrë, nuk largohemi