Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjendjen e sigurisë në vend gjatë natës së ndërrimit të viteve e vlerësoi si stabile dhe paqësore. Ai njoftoi se gjatë natës në territorin e shtetit janë regjistruar 29 vepra penale dhe janë ndaluar 33 persona. Njëkohësisht janë shënuar 28 aksidente trafiku, tre prej të cilave me lëndime të rënda trupore. “Kanë ndodhur rreth 28 aksidente trafiku, nga të cilat tre kanë rezultuar me lëndime të rënda trupore dhe fatmirësisht nuk kemi pasur aksidente trafiku me pasoja më të rënda, kështu që në përgjithësi mund të konstatoj se kemi pasur një gjendje të qetë dhe stabile të sigurisë në territorin e vendit dhe edhe një herë dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të madhe për të gjithë policët që iu përgjigjën detyrës gjatë mbrëmjes”, tha Toshkovski.
Data 06.01.2025
Aktuale
- Ukrainasit nisin operacion të befasishëm në Kursk
- Rama ndryshon drejtuesin politik të Kukësit/ Largon Majkon, cakton Shalsin
- Një vajzë e mitur nga Shkupi kafshohet nga një qen endacak në Mavrovë
- SHBA “Karadaku” ngjitet në Majen e Oshlakut
- Shkupi është ende qyteti më i ndotur në Evropë
- BDI shprehë shqetësimin dhe zhgënjimin nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë
- Qeveria e RMV-së pasi presidentja refuzoi ta nënshkruajë: Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve do të përpunohet dhe do të dorëzohet në Kuvend
- 69 vjeçari nga Gostivari që kërkohej nga policia, arrestohet dhe dërgohet në burgun e Tetovës