Viti 2024 shënoi një periudhë të rëndësishme ndryshimesh për vendin tonë, një vit që sjell një kthesë të madhe dhe ringjallje të shpresës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky vit i shënoi ndryshime të thella tektonike, me bashkimin e shqiptarëve dhe forcimin e një fronti të vetëm për të rrëzuar regjimin dydekadësh të BDI-së, i cili kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte shpërfillur interesat e qytetarëve.
Si Qeveri e re, trashëguam një shtet të gjunjëzuar nga disfunksionaliteti, i përfshirë nga korrupsioni në çdo nivel dhe të zhvatur nga një klikë e korruptuar që e kishte kthyer pushtetin në një mjet të interesave personale. Megjithatë, kjo gjendje r vështirë nuk na pengojë të ndërmarrim reforma të rëndësishme.
Gjatë këtyre gjashtë muajve, kemi punuar pa u ndalur për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin. Me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi identifikuar dhe vënë në shënjestër aktorët e korruptuar dhe kemi hapur një front të fuqishëm kundër krimit dhe korrupsionit. Sot, institucionet e zbatimit të ligjit janë më të fuqishme dhe po japin rezultatet e para.
Nga ana tjetër, ekonomia ka filluar të marrë hov me rritje ekonomike prej 3 për qind, mbi 1 miliard euro investime të huaja, gjysmë miliardi euro investime në komuna dhe në sektorin e bizneseve, rritje të pagave në sektorin publik dhe të pensioneve, si dhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.
Viti 2024 ishte viti i ndryshimeve të thella, një vit kur filluam të vendosim bazat për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët tanë. Viti 2025 do të jetë viti i drejtësisë, i zhvillimit të qëndrueshëm dhe i integrimit të plotë të vendit në strukturat evropiane.
Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj suksese të shumta dhe, mbi të gjitha, shëndet të plotë!
Data 20.09.2025
Aktuale
- Dauti: Në këto zgjedhje lokale, komunat me 24 këshilltarë shqiptarë më pak
- Mucunski-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe
- Një tragjedi e papritur: Si një baba i dashur la pas një amanet për fëmijët e tij
- A është koha për Albin Kurtin të ndajë pushtetin?
- Ishte duke vrapuar, humb jetën 49-vjeçari në Theth, trupi i pajetë i viktimës transportohet me helikopter
- A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Ogerta Manastirliut? Përgjigjet Edi Paloka: Mund të duket e çuditshme, por…
- Pesë ankesa nga qytetarë në FSSH për rastet kardiologjike, së shpejti takimi i parë onlajn me ekspertët e huaj
- PAMJET/ Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, makina përplaset me kamionin, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit