Koalicion VLEN në vitin 2025 po sjellë garanci dhe mirëqenia më të madhe për qytetarët. Kryetarët e komunave të koalicionit VLEN po sjellin një revolucion pozitiv që do të prekë çdo cep të jetës sonë. Kështu thuhet në urimin për Vitin e ri nga koalicioni VLEN.
“Me projekte madhështore në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, ata po e shndërrojnë çdo komunë në një model të zhvillimit dhe mirëqenies. Rrugë të reja, shkolla moderne dhe ambiente që plotësojnë çdo nevojë të qytetarëve janë vetëm fillimi! Ky është viti kur fjalët kthehen në vepra dhe shpresat bëhen realitet. Koalicioni VLEN po dëshmon me vizion, guxim dhe punë të palodhur se e ardhmja jonë është më e ndritur se kurrë!
Kryetarët e komunave nga koalicioni VLEN si ai i Tetovës, Bilall Kasami dhe i Gostivarit, Valbon Limani kanë arritur të miratojnë buxhetet më të mëdha ndonjëherë në historinë e këtyre qyteteve. Buxheti i Tetovës për vitin e ardhshëm do të jetë as më pak e as më shumë se 50 milionë euro, ndërkaq ai i Gostivarit 27 milionë euro. Por në këtë grup të sukseseve është edhe dykomuna tjera, Komuna e Çairit buxheti i së cilës për vitin e ardhshëm është 21 milionë euro dhe Komuna e Zhelinës buxheti i së cilës për vitin e ardhshëm është 7 milionë euro.
Koalicioni VLEN, po ndërton një kala të re aty ku qytetarët bashkë me investitorët po ndihen më të sigurt të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e komunave e në veçanti ato shqiptare. Në vitin 2025 do të vazhdojmë me ngritjen, avancimin dhe shtimin e kapaciteteve administrative që nënkupton rritje e efikasitetit qeverisës, rritje e transparencës, rritje e standardit, menaxhim efikas dhe rritje e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve lokale.
Dialogu i hapur me qytetarët dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje është një shembull i shkëlqyer i udhëheqjes që dëgjon dhe vepron për të mirën e përbashkët. Koalicioni VLEN premton se sukseset tona bashkë me qytetarët nuk do të ndalen këtu.
Në këtë prag të Vitit të Ri, koalicioni VLEN uron të gjithë qytetarët mbarësi, gëzim dhe suksese! Le të jetë 2025-ta një vit i shpresës, bashkimit dhe përparimit për çdo familje. Gëzuar Vitin e Ri!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 28.12.2025
Aktuale
- Përplasi për vdekje të moshuarën me makinë, arrestohet 31-vjeçari
- Nevoja për urtësi kur mendon se je i fortë
- VLEN: Edhe një gënjeshtër e BDI-së u shemb, në vitin 2024 ka rritje të përfaqësimit të drejtë
- Dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, dalja në zgjedhje arrin 32%
- Qytetarët të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta, por…
- (VIDEO) “Viza e artë”, “mollë sherri” mes LSDM-së dhe VMRO-së
- Bazar fundviti në sheshin Skenderbeu Shkup – foto nga nata e parë
- Privohet nga liria 43 vjeçari nga Gostivari, policia i gjeti 9095 copë mjete piroteknike


