Deklaratat e VLEN-it për abetaren e unifikuar janë përpjekje të kota për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar opinionin publik. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, në të cilën thuhet se: E vërteta është e qartë dhe e dokumentuar: Ligji i miratuar prej tyre ndalon përdorimin e abetares së unifikuar shqiptare”
“Sipas nenit 10 paragrafit 2, të ligjit, “për lëndët e gjuhës dhe kulturës të komuniteteve, përfshirë ato për herë të parë të futura në arsim, tekstet duhet të hartohen nga shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Kjo dispozitë eliminon mundësinë e përdorimit të teksteve të hartuara në bashkëpunim me vendet tjera, përfshirë abetaren e unifikuar, një arritje madhore që garanton standardizimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
Abetarja e unifikuar nuk është dhe nuk mund të jetë çështje politike.
Ajo është një simbol i përbashkët kombëtar që garanton barazi dhe cilësi në arsimin shqip, duke u siguruar nxënësve tanë mundësi të barabarta për të mësuar gjuhën amtare në standard të lartë.
Abetarja e unifikuar nuk mund të ndalohet me asnjë ligj apo interpretim politik.
Të mbrojmë abetaren është detyrë kombëtare!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 04.01.2025
Aktuale
- A e keni ditur që Robert Berisha dhe Big Mama janë kaq të afërt
- REL: Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
- Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Pogradec, evakuohen banorët!
- Përdorimi i makinave në Shqipëri, jo çdo ditë/ Plan Kombëtar për kufizimin e përdorimit të mjeteve sipas targave! Ja strategjia që do të ndiqet
- Intervistë me kampionin botëror, Kristian Malocaj: Ndryshe nga të tjerët? Unë nuk dorëzohem kurrë
- “Është momenti me u largu!”- Çka po planifikojnë Xheneta dhe Drenusha?
- Sherri në Sarandë, motra e vëllezërve Nexhipi tregon si nisi konflikti: Duan që ngjarja të manipulohet! Erdhën në mes të natës me…
- E gjithë vëmendja te Inter-Milan, finalja e Superkupës shtyn dhe… Big Brother