BDI në një komunikatë për media, thotë se dënon partitë e, sipas tyre, të zgjedhura nga VMRO-DPMNE në qeveri të njohura si vlen, për lirimit të të dënuarve për sulmin e 27 prillit 2017, që synonte të pengonte zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit dhe rrezikoi jetën e deputetëve.
“Lirimi i turpshëm u paralajmërua nga fotot e publikuara të autorit kryesor të sulmit Goran Angelov – Qoseto, me zëvendësit e Afrim Gashit, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari – dëshmi e rolit të VLEN-it në mbështetjen e atyre që kërcënojnë rendin kushtetues dhe harmoninë ndëretnike.
Urime gjithashtu për shpalljen si hero të policit që përdhosi flamurin shqiptar, një tjetër shembull i qartë i përbuzjes ndaj simbolikës dhe dinjitetit të shqiptarëve nga VLEN.
Pas këtyre veprimeve, është e natyrshme që VLEN të shpallë edhe ish-Zëvendëskryeministrin Koço Angjushev “Biznesmeni i Vitit,” jo se është në listë të zezë, por si mentor dhe aleat i padronit të tyre në qeveri.
BDI nuk do të heshtë për këto akte që minojnë drejtësinë dhe dëmtojnë të drejtat e shqiptarëve.
U bëjmë thirrje qytetarëve të refuzojnë këto politika destruktive që rrezikojnë paqen dhe barazinë.
BDI – gjithmonë në mbrojtje të drejtësisë, barazisë dhe popullit!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 04.01.2025
Aktuale
- Drenusha në gjendje të keqe, nëna e saj vjen në BBVK i thotë se Atilla nuk po e lejon që …
- Rrëfehet Drenusha: Gjatë shtatzanisë Atilla ishte në burg, nuk kisha çka me ngrënë as ku më qëndru
- Për Propozim-ligjin e tërhequr për arsimin e mesëm përsëri do të diskutohet që të gjendet gjuhë e përbashkët, thotë Janevska
- Nikollovski: Mbledhja e të hyrave nga TVSH-ja nga importi i automjeteve është rritur për më shumë se 482 milionë denarë
- Merko nuk ka më “hise” në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës?
- U aludua se po rikthehet në shtëpi, por Lela merr tjetër drejtim
- Aksidenti në Klinë: Dy të lënduar në përplasjen e veturave
- Parashqevi Simaku takohet me djalin pas shumë vitesh! Këngëtarja: Faleminderit Zot