Në seancën për pyetje të deputetëve, Jovan Jaulevski nga VMRO-DPMNE pyeti minstrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se çfarë ka ndërmarr shteti për kthimin e Artan Grubit.
Toshkovski, tha se Grubi ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes.
“Të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, personi në fjalë u largua nga Maqedonia me një automjet me targa diplomatike, duke qenë pasagjer në sediljen e parë me personin që ngiste makinën. Një zyrtar policor nga policia kufitare bëri një gabim kardinal. Në vend që të konstatojë se ai është në listën e ndalimit, ai, i shqetësuar ose i impresionuar nga pozita politike e personit që po largohej nga Maqedonia ose nga luksit i automjetit, pa ndjekur procedurën standarde dhe pa konstatuar se ai ndodhet në listën e ndalimit, e lejoi të kalonte kufirin pa pengesa. Kur polici konstatoi se personi ishte në listën e ndalimit, ai tashmë ndodhej në Kosovë. Kjo është vërtetuar me video nga kamerat që regjistrojnë 24 orë në kufi – tha ministri Toshkovski.
Pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, shtoi ministri, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grubin.
Sipas tij ikja nga drejtësia është sinonim për faj. /SHENJA/
Data 27.12.2024
Aktuale
- ESHS: RMV-ja ka pagën më të ulët mesatare në rajon!
- Limani: Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2025 është rreth 27 milionë euro, më i madhi deri më tani
- Rasti “Aditiv”: Kovaçevski i pakapshëm – Gjykata Penale refuzoi kërkesën e PTHP-së për masa kujdesi!
- Xheneta e refuzon Gjestin të flenë së bashku, ja reagimi i tij
- Hovenier: Një emocion i thellë për Kosovën, vendi që do të mbetet në zemrën time
- Si të mbyllni 2024-ën dhe të filloni 2025-ën fuqishëm me objektiva të reja!
- Të martën vendim i Qeverisë për mjetet për transportin falas të studentëve
- Durmishi: Miratohet në Kuvend propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare