Gjatë seancës për pyetje të deputetëve, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, është shprehur se VLEN nuk e kërcënon partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.
Ai tha se askund nuk ka deklaruar se VLEN do ta lëshojë qeverinë në rast se nuk realizohen ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti.
“E di që së paku edhe në gjuhën maqedonase kam dhjetëra deklarata dhe askund nuk kam thënë që në fund të vitit, nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, ne do të dalim nga qeveria. Për arsye se këtë qeveri kur e kemi komponuar, nuk e kemi komponuar ne me një këmbë brenda, e me një këmbë jashtë, duke kërcënuar partnerin tonë të koalicionit se nëse bëhet kjo ose nëse bëhet ajo, ne do ta lëshojmë qeverinë, kjo është pjesë e një të kaluare, që tash është pas nesh”, deklaroi Murtezani.
Data 19.05.2025
Aktuale
- Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas
- “Demokratët e Elbasanit u treguan heronj, nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin” – Tomor Alizoti falënderon votuesit: Qëndruat ndaj administratës më të korruptuar
- Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!
- (VIDEO) Copëtim i Aleancës së Taravarit, disa dalin nga qeveria, disa mbeten
- Guvernatori i ri, Davkova: Të tre kandidatët janë të shkëlqyer
- Limani takon përfaqësues të SASHK-ut: Kushte më të mira për punonjësit në mbrojtjen e fëmijëve
- Këtë vit 2.020 myslimanë nga Maqedonia e Veriut do të shkojnë në Haxh
- Jep dorëheqje edhe zv.ministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti