Pamjen e mrekullueshme të maleve të bardha përplot borë, nuk e ka të mundur ta gëzojë edhe nëna Shpresa. Me një shtëpi të ftohtë dhe të vogël të ndërtuar nga humanistët vite më parë, me frigorifer të zbrazur dhe pa rroba të mjaftueshme për dimër Nëna Shpresa Selami e vetme me djalin 11 vjeçar po i kalon këto ditë të ftohta të dimrit. Ajo e mërzitur rrëfehet për ditët e saj të vështira, ndonjëherë edhe pa e pasur të sigurtë kafshatën e gojës. I shoqi i ka vdekur vite më parë nga sëmundja e kancerit ndërsa ajo tani jeton e vetme me djalin e saj, për të cilin thotë se i dhemb në shpirt mungesa e rrobave dhe ushqimit të mjaftueshëm.
SHPRESA SELAMI
“Unë përballem me ftohtin, se nuk e kam edhe dru, më shumë për djalin më vjen keq se ai nuk ka ku të ngrohet, natën e mbaj deri në ora 10 dhe e fik sepse nuk kam dru, kam edhe 2 renda dru, ato jashtë, më vjen keq se edhe në shkollë kur shkon nuk ka rroba edhe ushqim nuk kemi, mua më djep shpirti për djalin, unë vetë babunë vetë babe, vetë nanë jam edhe vet e sëmurë jam. Para 6 viteve këtë shtëpi ma kanë ndërtuar, se nuk kisha as shtëpi. Jetim kujdesem për djalin”.
Nëna e vetme vuan nga sëmundjet e veshkave dhe pranon terapi të shumta, për të cilat thotë se me një ndihmë sociale prej 3000 denarësh nuk mund ti përballojë. Rruga e vështirë për tu ngjitur deri tek shtëpija e saj ia vështirson edhe më tej gjendjen. Ajo çdo ditë udhëton në këmbë nga 40 minuta për ta dërguar dhe për ta marrë djalin nga shkolla. Nëna Shpresa kërkon ndihmë nga njerëzit human për tia zgjatur dorën, ti ndihmojnë me ushqime dhe veshje për mbijetesë. Ajo kërkon edhe sanimin e problemeve në shtëpi sespe ka mure të plasaritura dhe ka frikë se mund ti shemben mbi kokë.
SHPRESA SELAMI
“Këndej buka më nevojitet, andej rryma më vie për ta paguar me një social prej 3500 denarëve nuk po mund tia dal, djali për tu veshur nuk ka. Unë kërkoj nga njerëzit human të më ndihmojnë për ushqim, për veshje djalit, mbathje, të ma rregullojnë edhe këtë se kjo ka plasaritje , këtë ma bënë një shoqatë nga Gostivari po ka plasur sërisht, është liruar, frikësohem mos të më bie duke flejtur, kam nevojë edhe për makinë të larjes së rrobave, edhe banjon e kam pa derë. Kam nevoj edhe për ndihmën time se unë me hapa jam vetë, këto I kam për veshkat dhe më janë harxchuar, ja këto që kam qenë në Gostivar. Menxi 2000 denarë krejt këto më kushtojnë”.
Ajo thotë se për nevojat themelore ka marrë bukë dhe ushqime hua nga një shitës dhe theksoi se e ka të vështirë ti grumubulloj paratë për ta paguar borxhin. Me sy të mërzitur kërkon nga humanistët ndihmë për nevojat elementare për jetesë.
SHPRESA SELAMI
“Kam edhe borxh në shitore jam futur borxh për bukë, kam borxh 3000 denarë me të 5 nuk e di çka do të paguajë më para rrymën apo çka nuk mund tia dal. Ja këtë dhomë e kamë dhe këtë kuzhinë, dhe këtë banjo të vogël. Vetëm këtë jakne e ka djali që ia kanë dhënë edhe vetë jam dobët për rroba po mërzinë më të madhe e kam këtë dhomën se do të plasaritet sërisht dhe do shembet si herën e kaluar kisha shumë ftohët as drunjë nuk kisha. Më shumë të më ndihmojnë për ushqim, për barnat e mija, djali të ketë ushqim me hanger dhe për dru të më ndihmojë dikush, sa kanë mundësi edhe vetë, sa nuk kanë Zoti të ju jep më shumë”.
Nëna Shpresa kërkon nga njerëzit me zemër të madhe tia ngrohin sado pak shtëpinë e saj të vogël brenda së cilës përjeton shumë netë të vështira.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/