Kryeministri Hristijan Mickoski edhe një herë ka shprehur indinjatën e tij për sjelljen e tregtarëve, të cilët, sipas tij, para festave i kanë rritur çmimet e produkteve të caktuara deri në 25%. Ai thotë se kanë biseduar me të gjitha supermarketet e mëdha dhe me të gjithë pronarët , e për këtë ai tha se kanë vullnetin e mirë që të mos jenë me qasjen e kufizimit të çmimeve. Fakti që disa njerëz përdorin truket, Mickoski potencoi se do të ketë procedura të përshtatshme për ta, duke shtuar se analiza është në vazhdim e sipër dhe ato procedura do të zbatohen.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Fakti që ata menduan se do të na mashtronin dhe do të luanin me durimin e qeverisë, mendoj se nuk është mirë që ata të rishikojnë sjelljen e tyre. Kjo nuk është sjellje e duhur sidomos para festave. Sidomos jo kur çmimet rriten papritur për 25%”.
Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi është treguar i rreptë sa i përket kësaj çështke. Ai thotë se nëse tregtarët nuk i ulin çmimet e produkteve bazë, do ta kufizojnë marzhën e fitimit.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKOINOMISË DHE PUNËS
“Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe sociale dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më të rrepta si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve”.
Ministri Durmishi theksoi se ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit. Ai tha se për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze.
Samir Mustafa /SHENJA/