Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një pallat ku ai po punonte.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa i plagosuri, shtetasi me iniciale Sh.P është transportuar në spital.
Njoftimi:
Rreth orës 14:55, në Kamëz, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.