Kryeministri Hristijan Mickoski ua ka kërkuar falje banorëve të Komunës së Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet e krijuara një ditë më parë nga ministri I Politiës Sociale, Fatmir Limani. Ky i fundit tha çerdhja në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, e posaçërisht ajo në Haraçinë nuk do të nisin me punë derisa kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi nuk i kërkon falje sepse e ka quajtur ministër jolegjitim.
Gjithashtu, Limani tha se jolegjitimiteti dhe firmosja e pëlqimeve për punë në këto çerdhe nuk shkojnë bashkë dhe janë dy gjëra të ndryshme. Mickoski nga ana tjetër tha se pëlqimet për vendet e punës janë dhënë dhe çështja do të zgjidhet brenda pak ditësh.