Më 20 mars të vitit 2025 do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë përcaktuar çështjet juridike kontestuese lidhur me iniciativat nga ky ligj, si dhe Lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për publikun, është dakorduar në takimin e sotëm të punës në Gjykatën Kushtetuese, ka konfirmuar për MIA-n kryetari Darko Kostadinovski.
Kostadinsovski paraprakisht kishte konfirmuar se në listën e emrave për seancën përgatitore janë përfshirë 20 emra.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Në seancë u soll vendim për një seancë të radhës, e ashtuquajtur përgatitore ku do të dëgjohen edhe ekspertë të tjerë juridik, e gjithë kjo për faktin e ndjeshmërisë së kësaj lënde. Politika ishte e zëshme si para ashtu edhe pas seancës së fundit të Kushtetueses.
Ligji për Zbatimin e Gjuhëve në fuqi hyri në janar të vitit 2019-të. Ai u miratua në 11 janar 2018, në mungesë të VMRO-DPMNE-së në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë.