Kryeministri Mickoski nuk deshti të spekulojë nëse ish-Zv/Kryeministri Grubi është në Shqipëri apo Kosovë duke potencuar se nëse është I pastër si loti nuk duhej të arratisej por duhet të vijë në vend për ta dëshmuar pafajësinë.
Gjatë vizitës në Gjevgjeli, Mickoski potencoi se mesazhet që dërgohen nga LSDM dhe BDI nuk janë mesazhe që shkojnë në drejtim të luftës pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
“Mesazhet që i çojnë në opinion lidhur me arratisjen e Grubit, nuk janë mesazhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ne për këtë kemi alarmuar shumë herë në të kaluarën. Ky koalicion që funksiononte ishte mbojtësi më I madh jo vetëm I kriminelëve politik, por edhe të kriminelëve të vërtetë” – tha Mickoski.
Në këtë kontekst, Mickoski potencoi se Byroja për Siguri Publike dhe SPB – Shkup janë duke vepruar për të shkatëruar një grup kriminal në rajonin e qytetit të Shkupit, që sipas tij, me vite ishin të paprekshëm për këto institucione.
“Jemi dëshmitarë të një aksioni të madh të MPB-së, të Byrosë për Siguri Publike dhe Policisë së Shkupit. Por, atë që e bënë këto institucione paraqet diçka shumë të rëndësishme, për shkak se vetëm para dy ditëve u gjetën rreth 200 gram eksploziv që mjaftojnë të çojnë në ajër ndërtesa të mëdha sikurse Qeveria, Parlamenti” – tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski paralajmëroi se do të vazhdojë “beteja” për shkatërimin e strukturave kriminale, por paralajmëroi edhe përgjegjësi, sic tha, edhe për kriminelët politik. /tvklan.mk/