Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.
“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!
Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.
Data 09.02.2025
Aktuale
- Ditë zie për Rita Orën, humbë dikë të dashur
- Protesta e opozitës, Floriana Garo: Demokratët na nderuan, të gjithë bashkë do bëjmë ndryshimin që i duhet Shqipërisë
- Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…
- Protesta e opozitës, VOA: Berisha thirrje për bashkim para zgjedhjeve! Lufta e brendshme ka prodhuar një fragmentarizim të PD-së
- Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
- FOTO/ Tre efektivë të lënduar në protestën e opozitës, policia: Kanë marrë dëmtime në sy, fytyrë dhe dorë
- Selmani: Argatët e Mijallkovit në Shkup, të shqetësuar se Kurti po fiton në Kosovë
- (VIDEO) Zgjedhjet në Kosovë – Mexhiti mbron Kurtin, Ahmeti thotë se po e dëmton Kosovën