Presidenti i zgjedhur, Donald Trump thotë se Turqia qëndron prapa rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, përcjell TV21. Trump thotë se “Turqia bëri një marrje jo miqësore” të Sirisë.
“Njëra prej palëve është fshirë në thelb. Por askush nuk e di kush është pala tjetër. Por unë po. E dini kush është? Turqia. OK. Turqia qëndron prapa kësaj. Është njeri i mençur. E kanë dashur për mijëra vite dhe e mori. Dhe ata njerëz që hynë brenda, janë të kontrolluar nga Turqia. Është OK, është një mënyrë tjetër për të luftuar. Por jo, unë nuk dua që të vriten ushtarët tanë. Por nuk besoj që kjo do të ndodhë tani, sepse njëra palë është asgjësuar. Askush nuk e di se cili do të jetë rezultati përfundimtar në rajon. Askush nuk e di se cili do të jetë përfundimi. Unë besoj që është Turqia dhe Turqia është e mençur. Është njeri i mençur, është i ashpër. Por Turqia bëri një marrje jo miqësore, pa humbur shumë jetë. Mund të them se Assad ka qenë kasap, çfarë u bëri fëmijëve…”, tha mes tjerash Trump.