Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pasnjë masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”.
“Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Gjithashtu, është konstatuar se nga ana e komandantit të turnit B.A., është bërë një shkelje më e rëndë e rregullit dhe disiplinës së punës. Nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale është paraqitur një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e disiplinës ndaj B.J. dhe B.A. Kundër punonjësit të policisë B.J., Departamenti ka vendosur masën e detyrueshme të pezullimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Data 11.07.2025
Aktuale
- Gjuajtje me armë në Batincë, një person mbetet i plagosur
- Ja kur do të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës për masën “arrest me burg”
- Gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë, Vasev dhe tre onkologëve është shtyrë për 5 shtator
- Vrasja e Jan Prengës! Përplasja e prokurorëve për dënimin e kopshtarit të “Golden Resort”: Dibra kërkon 20 vite burg, Kaçkini këmbëngul për burgim të përjetshëm
- Vrasja m*kabre e Renis Dobrës! Zbardhen dy pistat kryesore: Konflikte nga e kaluara në Gjermani dhe dyshime për trafik droge
- Kosova në prag të një ndryshimi demografik: Rënia e popullsisë kërkon veprim urgjent
- BDI : Edhe aty ku drejtojnë, shqiptarët janë të padëshiruar!
- PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi