Tre aksione të zhvilluara të dielën nuk dolën të jenë edhe aq të suksesshme, kjo me faktin që kokat e të dyshuarve mungojnë. Kështu e shohin ekspertët e sigurisë skenarin e ikjes së personave të dyshuarve pak para se të nisë aksioni. Ish-inspektori tani në pension Lubomir Gjurqevski tha se arratisja e Grubit është një kthim i favorit për atë që ai dyshohet ta ketë bërë për kushërinjtë Gruevski-Mjallkov.
Ministria e Brendshme dje doli me të dhëna që dikush nga shërbimet ka spiunuar tek ish-funksionarët e shtetit dhe një rast konkret ishte që një i dyshuar u arratis 10 minuta para se policia të futet në banesën e tij ku pritej të arrestohej. MPB kallëzim penal parashtroi për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin, kurse për ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevski e ish-sekretarin gjeneral të qeverisë Metodija Dimovski, prokuroria thotë se akoma nuk kanë siguruar dëshmi për ndjekje penale të dyshimit të korrupsionit të lartë.
Pothuajse ngjashëm para disa viteve nga drejtësia iku edhe ish kryeministri Gruevski, i cili po qëndron në Hungari, pasi ky shtet i ka dhënë azil politik.