Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, siguron opinionin se të gjitha procedurat parlamentare zhvillohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Punës, kushtetutën dhe ligjet. Kryetari Gashi nuk ka diskrecion për të bllokuar interpelancat—ai është i detyruar t’i përcjellë ato për procedurë të mëtejshme, ashtu siç ndodhi disa muaj më parë kur një interpelancë u iniciua edhe ndaj tij personalisht. Interpelanca ndaj znj. Ilire Dauti është një nga pesë interpelancat që janë aktualisht në proces, së bashku me ato ndaj minstrave Mexhiti, zv. ministrit Iseni, ministrit Toshkovski dhe ministrit Stoilkovic. Është e rëndësishme të theksohet se, konform procedurave parlamentare, rezultati i interpelancës nuk do të ndikojë në pozitën e znj. Dauti si Kryetare e Komisionit që ajo drejton. Kryetari Gashi mbetet i përkushtuar për të ruajtur integritetin e Kuvendit dhe të procedurave të tij.
Data 20.12.2025
Aktuale
- Shënohet Dita e Arsimit Turk në Shkup, Mexhiti: Arsimi në gjuhën amtare është themel i barazisë
- Shkup, mbahet Takimi i 11-të Ndërkombëtar i Poezisë Turke “Yahya Kemal Beyatlı”
- Turqia përshëndet vendimin e SHBA-së për heqjen e sanksioneve të “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- “Alkaloid” hapi laborator të ri mikrobiologjik, kapacitet prej 20.000 analizash në vit
- Ahmeti: Humbje e madhe për ne të gjithë, Bashkim Mani ishte bashkëluftëtar dhe themelues i BDI-së
- Arabia Saudite mirëpret vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e Emirateve të Bashkuara Arabe
- Shpifja ndaj Zotit dhe pengesat teologjike


