Një operacion i pazakontë shpëtimi është duke u zhvilluar në qendër të Shkupit, afër godinës së Ministrisë së Mbrojtjes.
Policia ishte duke ndjekur një të dyshuar, por ai arriti të “strehohej” nga ndjekja duke u ngjitur në një dru pranë rrugës.
Policët e vërejtën, por i dyshuari qëndroi i ngjitur në drurin. Më pas u thirr zjarrfikësi dhe ndihma e shpejtë, me idenë që të fryhej një dyshek dhe i dyshuari të hidhej mbi të.
Megjithatë, nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për dyshekun, ndaj po kërkohet një zgjidhje e re për ta përfunduar dramën e shpëtimit dhe ndjekjen policore.
Data 16.12.2025
Aktuale
- Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë
- (VIDEO) Gjuha shqipe “Mollë Sherri” mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit
- (VIDEO) Bejta: Më rikthyen qytetarët e mi, kam mbështetje edhe nga VMRO
- VLEN: Përfaqësimi i drejtë po shndërrohet në mekanizëm ligjor! Ademi: Pr/ligji kthen shqiptarët në pozitën para vitit 2001
- Sheb-i Arus Vdekja, ndarje apo bashkim: Një udhëtim nga ankthi tek dashuria
- Dhëndri i Trump-it tërhiqet nga investimi në Serbi, Vuçiqi ja çfarë tha?
- INNOX prezantohet në Take Off Istanbul 2025, hapen perspektiva të reja për inovacion në Maqedoninë e Veriut
- Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës (FOTO)


