Kryeministri Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se po hetohen shumë raste lidhur me ish-funksionarët e BDI-së. Duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit për gjuhët është e papranueshëm dhe jo kushtetues, Mickoskit tha se, Ahmetit dhe BDI-së, është që të tentojnë ta defokusojnë opinionin pasi kanë ardhur, sipas tij, konfirmime nga e gjithë bota për veprimtarinë kriminale të tyre. Mickoski tha se ata tentojnë ta polarizojnë shoqërinë në baza etnike, ndërsa shtoi se ata këtë nuk do ta lejojnë.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Po arrijnë konfirmimet për veprimet kriminale të kësaj strukture politike dhe garniture në 20 vitet e kaluara, shumë raste po punohen lidhur me ish funksionarë të lartë të BDI-së, dhe opinioni shumë shpejtë do të sheh se cili në fakt është motivi i vërtetë i udhëheqësisë aktuale të BDI-së, se më së paku brengosen për atë që është dashur të brengosen, më tepër janë brengosur si ta mbrojnë atë kapitalin për të cilin ekziston dyshimi se është fituar në mënyrë kriminale”.
I pyetur për aksionin policor “Aditiv”, kryeministri tha se, lufta kundër krimit do të vazhdojë dhe paralajmëroi dhjetëra raste të këtilla në peirudhën në vijim.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Përmes një procesi të drejtë dhe transparetn pres që çdokush ta dëshmojë fajësinë apo pafajësinë e tyre. Në periudhën që vijon, nga informatat me të cilat disponojë do të ketë dhjetëra raste të këtilla. Drejtësia është e ngadaltë, por kur të vijë, ajo vjen gradualisht dhe do të vjen. Duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve, duhet të sundojë drejtësia në gjithë territorin e Maqedonisë. Duhet të jemi shtet ligjor nëse duam të ecim përpara. Ajo vlen edhe për ata më herët, por edhe për ata që sot mendojnë se do mashtrojnë drejtësinë”.
Rasti “Aditiv” ka të bëjë me keqpërdorime dhe krime lidhur me termocentralet në Manastir, Osllomej dhe Negotinë. Gjykata Themelore Shkup i ka caktuar paraburgim ish drejtorit të EMV-së Vasko Stefanov dhe 7 personave të tjerë të dyshuar se kanë shkaktuar dëm prej 6.5 milionë eurosh. Të dyshuarit kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.
Teuta Buçi /SHENJA/