Temperatura më e ftohtë këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut është matur në Kodrën e Diellit, -4 gradë Celsius, ndërsa po në këtë vend është regjistruar edhe sasia më e madhe e borës, ku shtresa e borës arrin 43 centimetra, kumton DPHM-ja.
Temperatura nën zero është edhe në Berovë me -1 gradë, zero në Krushevë, një në Prilep dhe Strumicë, dy në Manastir, Demir Kapi, Shtip dhe Kavadar, tre në Ohër, katër në Gjevgjeli, Veles dhe Kumanovë, ndërsa gjashtë gradë është matur në Shkup.
Në Mavrovë ka 29 centimetra borë, ndërsa në Krushevë gjashtë.
Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të arrijnë prej 5 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot i ndryshueshëm i vranët me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.