Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova, ka uruar me rastin e 11 dhjetorit, Ditës Botërore të Maleve, duke kërkuar që fëmijët ta duan Natyrën.
“ Sot është 11 dhjetor-Dita Botërore e Maleve.
Me këtë rast, mëso veten dhe fëmijën tënd se:
– Natyra dhe gjithçka ka në të duhet ta duam;
– Nuk guxojmë të hedhim mbeturina në Natyrë;
– Gjallesat në mal janë pasuri e jona që nuk duhet zhdukur;
– Të gjitha llojet e barnave për të gjitha sëmundjet burimin e kanë në bimë malore;
Urime Ditën Botërore të Maleve!”, thuhet midis tjerash në urimin e SHBA “Karadaku”.