Në ditën që Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë për ligjin për gjuhët, “Aleanca e Selës” u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen para Kushtetueses me fillim nga ora 09:00.
Njoftim i rëndësishëm
Ftojmë të gjithë qytetarët që bashkë me liderin tonë, Ziadin Sela dhe partitë e tjera të Frontit Europian, nesër në ora 09:00, para Gjykatës Kushtetuese të ngrejmë zërin në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe barazisë së të gjitha bashkësive në vend.
Pjesëmarja masovike në këtë tubim paqësor dhe demokratik do të dëshmojë vendosmërinë tonë për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me shumë sakrificë.
Koha: 09:00
Vendi: Para Gjykatës Kushtetuese