Përballje urgjente dhe sistematike me ndotjen e ajrit përmes implementimit të masave efikase, që do ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do ta ulin në mënyrë drastike ndotjen e ajrit është kërkesa nga marshi protestues kundër ndotjes së ajrit në Shkup të organizuar nga Nisma “Qyteti human i gjelbër” që këtë pasdite po mbahet në kryeqytet.
Ata kërkuan nga Qeveria dhe komunat që të marrin masa për t’u përballur me ndotjen e ajrit, vendosjen e përhershme të deponive ilegale, kontrollet e shpeshta të objekteve industriale si dhe trafikut.
Marshi protestues nisi para Ministrisë së Mjedisit, vazhdoi drejt Parlamentit dhe përfundoi para Qeverisë. Protesta organizohet nga “Qyteti i gjelbër Human dhe disa organizata të tjera joqeveritare.