Nën tingujt e këngëve patriotike dhe me kafe e çaj në duar, funksionarë dhe simpatizantë të Frontit Europian, nga dita e djeshme vazhdojnë të qëndrojnë në tendat, ku i kanë vendosur para Gjykatës Kushtetuese, për të mbrojtur gjuhën shqipe.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani është shprehur i bindur se anulimi i shqipes nuk mundet të kalon. Ai madje pret që qytetarë edhe të etnive të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, pasi siç thotë kjo nuk është kauz vetëm e BDI-së apo Frontit Eurpian.
BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Edhe një herë po them, nuk është kjo kauzë e Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk është kauzë vetëm e Frontit, është kauzë e çdo njeriut të vullnetit të mirë që e dëshiron të ardhmen e këtij shteti, dhe prandaj pres në këtë roje të dalin maqedonasit, të dalin shqiptarët, turqit dhe të tjerët, përshkak se nuk po mbrojmë këtu vetëm gjuhën, po mbrojmë arsyen e fundit nëse ka mbet në këtë shtet për një ardhme të përbashkët”.
Osmani akuzon qeverinë aktuale se kanë kapur shtetin, ndërsa shton se janë në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët që Marveshja e Ohrit, mos të cenohet aspak.
BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Elementet e shtetit të kapur po shihen gjithandej. Në çdo front ne kemi rikthim të shtetit të kapur, ku kryeministri është prokurorë, kryeministri është kryetar i Gjykatës Kushtetuese, keqpërdoren instrumentet e institucioneve shtetërore për të bërë presion mbi aktivitetin politik, ky është shteti i kapur, brina nuk ka shteti i kapur dhe jemi në komunik me komunitet ndërkombëtarë, ata janë të shqetsuar, janë ende me shperesë, që kjo mundë të jet vetëm një truk për poena politike”.
Nënkryetari i BDI-së, ngrit dyshime se pas gjithë kësaj mundë të fshehet një agjende siç thotë, mjaftë serioze, dhe kjo Osmani theksonë se duhet ta vetëdijesojë gjithë secilin. Ndërkaq, tendat do të jenë të vendosura deri më 11 dhejtor, atëher kur në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca, në të cilët do të diskutohet për kushtetueshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Samir Mustafa /SHENJA/