Duke marrë parasysh pajisjet e vjetërsuara informatike në shkollat fillore dhe të mesme në Dibër, drejtorët të shkollave me përkrahje të pushtetit vendor, pajisjet i sigurojnë me projekte dhe donatorë të jashtëm. Këto ditë, me një aktivitet të këtillë janë kompletuar kabinetet për informatikë pranë shkollës të mesme komunale në Dibër “28 Nëntori”. Pajisjet e vjetërsuara tërësisht janë zëvendësuar me kompjuterë dhe projektorë të ri. Drejtoria e kësaj shkolle të mesme ku mësimi realizohet në gjuhët shqipe dhe maqedonase, tanimë nuk ka probleme me pajisjet për kabinetet në fjalë.
Realizimi i projektit “Përforcimi i Këshillave komunal në fazën e dytë” në bashkëpunim dhe në përkrahje nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, vazhdoi në shkollën e mesme komunale, respektivisht gjimnazin e Dibrës “28 Nëntori” ku u bë furnizimi me mjete për kabinetin e informatikës- kompjuterë, projektorë dhe pajisje të tjera të nevojshme.
Drejtori i shkollës të mesme komunale “28 Nëntori”, Ramadan Imeri e ka vlerësuar si shumë domethënës këtë projekt duke potencuar se problemet e deritashme me kompjuterët e vjetruar është tejkaluar tërësisht. Ai ka shtuar se projekti në fjalë Dibrës i ka mundësuar kompletimin e shumë kabineteve si në shkollat fillore, ashtu edhe të mesme. “Është një projekt për të përshëndetur me që na i tejkaloi problemet me teknologjinë informatike të vjetërsuar, dhe tani profesorët dhe nxënësit lëndën në fjalë e realizojnë pa problem”, ka thënë drejtori i shkollës Ramadan Imeri. Nga projekti shumë të kënaqur ishin edhe mësimdhënësit dhe nxënësit. Në pranimin e donacionit morën pjesë edhe përfaqësuesit të pushtetit vendor të Dibrës.
Kryetari i Komunës, Hekuran Duka ka informuar se projekti ka mundësuar tejkalimin të shumë problemeve teknike në shkollat e Dibrës. Duka ka thënë komuna me ekipin e vet në kontinuitet ndjek dhe përgatit projekte, të cilët ofrohen nga Qeveria, por edhe nga organizatat ndërkombëtare. “Kemi kuadro që cilët përgatisin projekte, me të cilët bëjmë kompletimin të kabineteve, por edhe nevojave të tjera jo vetëm në institucionet shkollore, por edhe në institucionet e tjera që veprojnë në komunë”, ka thënë Duka. (koha.mk)