Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi para Gjykatës Kushtetuese, tha se sot më shumë se kurrë është momenti për të qëndruar të bashkuar për atë që kemi fituar me shumë mundë dhe sakrificë.
Ademi tha se ligji për gjuhët nuk është vetëm akt juridik por është simbol i Marrëveshjes së Ohrit, dhe hapi rrugën për paqe dhe stabilitet.
“Cdo tentim për ta shfuqizuar atë është goditje direkte për marrëdhëniet ndëretnike. Shfuqizimi i tij është goditje mbi themelet e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ademi, raporton SHENJA.
Ademi mes tjerash tha se ata shpallin iniciativën: Roja e gjuhës, duke shtuar se ata do të qëndrojnë para Gjykatës Kushtetuese.
“Ky nuk është nju moment për të qëndruar pasiv, por për të punuar së bashku. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që të na bashkohen”, tha Ademi, duke shtuar se tani është momenti për ta mbrojtur të ardhmen dhe të drejtat tona të barabarta. /SHENJA/
Data 27.12.2024
Aktuale
- Objekti misterioz fluturues zhduket papritur në New Jersey: Një ngjarje që tronditi banorët
- Fatmir Spahiu pozon afër gruas: Tezës i vjen era nanë
- Rreziqet e fshehura: Si kabllot e karikimit po kërcënojnë sigurinë tuaj të digjtalizuar
- Siljanovska Davkova: Duhet të shtyjmë reformat e BE-së, evropian bëhesh duke respektuar ligjin
- Ambasadori amerikan në lot pas takimit me Donika Gërvallën: Një emocion i thellë për Jusufin dhe Bardhoshin
- “Të kanë poshtëruar, pse nuk po i hakmerresh?”, Xheneta vë në siklet Gjestin
- Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit
- Fërçkovski: Maqedonisë i duhet sistemi qeverisës i Zvicrës, një Qeveri pa opozitë