Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi që opozita shqiptare duke aluduar në BDI-në nuk e ka fare telashe çështjen e gjuhës. Pra, sipas tij opozita është në ethe nga përgjegjësia para drejtësisë. “E them me plotë përgjegjësi që opozita fare nuk e ka telashe çështjen e gjuhës. Ata e kanë telashe që duhet të dalin para drejtësisë e për këtë veçse kanë marrë sinjalet e para”, tha Taravari. Ai gjithashtu shtoi se po ta kishin pasur këtë brengë do ta kishin zgjidhur këtë çështje me Sali Murat. “Ata po ta kishin pas hallin e gjuhës shqipe këtë çështje do ta kishin mbyllur me deputetin e tyre aktual, Sali Murat, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kështu që BDI e ka vetëm blof për të defokusuar nga përgjegjësia e drejtësisë”, përfundoi Taravari.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Zbulohet specia e re-Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament