Makina që e ka shoqëruar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi ka dalë nga rruga tek Novo Sello, komuna Debrca, shkruan portali Ohrid 1.
Në vendin e ngjarjes është intervenuar me dy makina të Ndihmës së Shpejtë dhe një Ekip i Zjarrëfikësve.
Nga SPB Ohër kanë konfirmuar se sigurimi i Afrim Gashit ka dalë nga rruga në komunën Debrca.
“Në aksidentin janë lënduar tre persona dhe të njëjtit janë dërguar në spital”, kanë thënë për portalin nga SPB Ohër.
Kryetari Gashi sot ka qenë e paralajmëruar se do të shkojë për vizitë në Ohër, ku do të ketë takim edhe me kryetarin e komunës së Ohrit, Kirill Pecakov dhe me familjen Filevi e cila merret me prodhimin e perlave të Ohrit.
Data 27.12.2025
Aktuale
- Despotovski: LSDM ka pasur dhe do të ketë personalitete më të mëdha se Filipçe
- Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK! Kontroll banesës së shefes se Kabinetit të Belinda Ballukut! Në ‘lupë’ edhe shtëpitë e biznesmenëve, Ilir Shtufi dhe Rrok Gjoka
- VIDEO+FOTO/ Zjarr i madh në Fllakë, shkrumbohen tre autobusë të parkuar
- VMRO-DPMNE kërkon sqarime nga Filipçe për vizën e artë dhe apartamentin në Dubai
- Aksident me vdekje në Durrës, e reja përplas me makinë qytetarin që lëvizte me biçikletë
- BDI: Trajtim çnjerëzor dhe diskriminues ndaj 76 të punësuarve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike
- 89 aksidente dhe mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
- Tërmet me intensitet tre ballë në Ohër


