Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka komentuar në rrjetin social facebook, interpelancën e parashtruar nga deputetët e Frontit Evropian, kundër tij.
Mexhiti thotë se është koha që BDI të kuptojë dhe të pajtohet me faktin se pas 22 vitesh kanë kaluar në opozitë.
“Interpelanca
Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi i vetëm i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritare. Është koha që ta kuptojnë dhe të pajtohen më në fund me faktin se shqiptarët në Qeverinë e re i përfaqëson një koalicion i ri politik, pra VLEN, ndërsa BDI, pas 22 vitesh ka kaluar në opozitë. E di, nuk është kollaj të pranohet fakti se e kemi thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet, por kjo është politika – kur mendon së ke fituar më së shumti, në fakt ke humbur më së shumti”, ka shkruar Mexhiti. /SHENJA/
Data 24.08.2025
Aktuale
- PAMJET/ Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve, me kokën ulur dhe i rrethuar nga policia, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë
- Në vijim akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit
- Një meteor i jashtëzakonshëm ndriçon qiellin e natës mbi Japoninë
- Aksident me vdekje në Fier, 63-vjeçari humb jetën! Makina e tij përfundon në kanal, dyshohet se…
- U nda papritur nga jeta, homazhet për gazetarin Artur Zheji nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
- Zbulimi i peshkaqenit portokalli: Një fenomen i rrallë në Kosta Rika
- Revolucioni i inteligjencës artificiale në shkollat e mesme daneze
- Artan Fuga: Mirë që kemi kosovarët, se këtu do të hante njeriu, njeriun