Një ditë pasi kryeprokurori Ljupço Kocevski paralajmëroi se do t’u japë prioritet lëndëve kundër krimit dhe korrupsionit, siç duket kështu edhe ka vepruar. Kryeprokurori Ljupço Kocevski ka dërguar të gjithë prokurorët në inspektim të jashtëzakonshëm në Prokurorinë Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, me të cilën udhëheq prokurori Islam Abazi. Qëllimi i inspektimit siç njoftuan nga Prokuroria, është të mbikëqyret puna dhe veprimet e deritanishme të prokurorëve publik, në bazë të nenit 21 nga ligji për prokurori publike. Nga Prokuroria njoftojnë se deri në fund të vitit, do të bëhet inspektim edhe mbi veprimet e repartit për ndihmë ndërkombëtare juridike në Prokurorinë Publike dhe mbi zyrën për lidhje me eurodrejtësinë në prokurorinë republikane. /Alsat.mk
Data 28.12.2025
Aktuale
- Klevis Balliu reagon për protestën në Vlorë: Halli i kryeministrit AKSHI dhe Lubia! Pushteti, i zënë duke mbrojtur veten
- “Pse kërkojnë ujë, të lahen me shampanjë”- Ina Zhupa denoncon kryebashkiaken Mersini pas protestës në Vlorë: Jetojnë në botë paralele me koncerte dhe ballo
- Numërohen mbi 61% vendvotimeve, VV-ja kalon mbi 50%
- Përfundon numërimi në katër komuna – LVV kryeson në tri prej tyre
- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve 2025: LVV në epërsi, numërimi vazhdon
- LIVE – Rezultatet zyrtare nga KQZ
- VIDEOLAJM/ “Poshtë qeveria!”- Tre ditë pa ujë, qytetarët protestojnë në Teatrin ‘Petro Marko’! Prishin shfaqjen e Bashkisë së Vlorës
- Shpohen gomat e 32 veturave në një parking në Shkup


