Rreth orës 18:20, në Stacionin Policor të Shkupit (SPB Shkup), është raportuar se një person ka mbërritur në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Viktima është identifikuar si XH.H, një i ri 28-vjeçar nga Shkupi.
Sipas informacionit të shpërndarë nga autoritetet, incidenti ka ndodhur më herët gjatë ditës, në rrugën “Krste Asenov” në zonën e Çairit. Dy persona kanë ndjekur XH.H, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë.
Hetimet janë në vazhdim dhe po merren masa për sigurimin e të dhënave të mëtejshme.