Prokurori publik i shtetit, Ljupço Kocevski gjatë ditës së sotme para fillimit të seancës së Këshillit të Prokurorëve Publikë i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve, lidhur me vërejtjet për punën e sistemit të drejtësisë dhe konkretisht të Prokurorisë, si dhe njëkohësisht nëse pret të zëvendësohet. Ai veçanërisht theksoi se do të vazhdojë të punojë profesionalisht dhe në përputhje me ligjet, dhe nëse ka mundësi që ka bërë gabim, kushtet për shkarkimin e tij janë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike.
Ljupço Kocevski, Prokuror publik i shtetit
“Unë do të vazhdoj të punoj në mënyrën më profesionale, ligjore dhe të ndershme dhe gjithçka që është në kompetencën time, pra, nuk mund të komentoj deklarata politike”.
Kocevski sot iu referua edhe kritikave për punën e sistemit të drejtësisë, të drejtuara nga kryeministri dy ditë më pare ku tha se sa herë duhet të zbatohet drejtësia, dikush merr diarre, ethe ose ankth dhe njoftoi “aksion të fuqishëm” për trajtimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar.
Prokurori i shtetit tha se kjo i referohej një rasti të njëzet ditëve më parë, kur sipas asaj që prokurorët kishin deklaruar në atë kohë, ishte virus, gjegjësisht problem shëndetësor. Ai tha se prokurori në fjalë ka qenë me virus dhe nuk ka mundur të vijë në mbledhjen e paraparë, dhe ajo është shtyrë për tre deri në pesë ditë dhe më pas ka marrë pjesë dhe që nga ajo kohë janë mbajtur disa takime me shërbimet kompetente të policisë për koordinim të rasteve të caktuara.
Anida Murati /SHENJA/