Këshilltarët e Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së sot kanë kërkuzar nga kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski që të konvokojë seancë të jashtëzakonshme për shkak të seriozitetit të problemit me transportuesit privatë.
Në komunikatën e partisë theksohet se qytetarët përballen me mungesë të transportit publik, për shkak të bartjes së përgjegjësisë për atë se kush është fajtor dhe kush duhet ta zgjidh problemin.
“Derisa kryetari i Këshillit, Sllaveski dhe kryetarja Danella Arsovska e bartin topin se kush është fajtor dhe kush duhet ta zgjidh problemin, shkupjanët sërish janë lënë sërish në baltë që të përballen me transport publik jo të rregullt. Në vend që të kujdesen për qytetarët, VMRO-DPMNE tre vite përplaset dhe çon inat me kryetaren Arsovska, të njejtën që e kanë promovuar për menaxhere më të mirë dhe premtin se Shkupi do të jetë metropolë moderne, me transport publik dhe 250 autobusë të rinj”, theksohet në komunikatë.
Sipas LSDM-së opozitare, përgjegjësia për gjendjen e transportit publik është faji i drejtpërdrejtë i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët thonë se “vazhdimisht refuzojnë të votojnë për blerjen e eko autobusëve të rinj
“Përgjegjësia për kaosin me transportin publik në Shkup është faji i drejtpërdrejtë i këshilltarëve të VMRO DPMNE-së të cilët vazhdimisht refuzojnë të votojnë për blerjen e eko autobusëve të rinj. Kryeministri Mickoski vetëm tash u kujtua se po blente vetëm 100 autobusë, për të cilët, për ta bërë absurdin edhe më të madh, në Buxhetin e ri nuk janë paraparë para. Grupi këshillues i LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit, apelon që të mbahet një mbledhje urgjente dhe për të zgjidhur problemin me transportuesit privatë, qytetarët kanë nevojë për këtë transport. Njëkohësisht i bëjmë thirrje edhe të gjithë këshilltarëve të tjerë që ta mbështesin nismën”, thuhet në komunikatë.