Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel në librin e saj të ri “Liria: Memoare 1954-2021” e përmend ish kryeministrin Zoran Zaev si të vetmin burrështetas nga rajoni.
Në librin ku shkruan për jetën e saj private dhe profesionale me fokus në periudhën kur ajo kryente postin e kancelares, Merkeli e përshkruan Zaevin si të guximshëm dhe të vendosur.
Gazetari gjerman Mihael Martens nga “Frankfurter algemajne cajtung” ka shkruar në platformën X se përveç Zaevit, kancelarja gjermane nuk ka përmendur asnjë politikan tjetër nga Ballkani.
“Në memoaret e Merkelit përmenden shumë burrështetas të dekadave të ndryshme, por kur është fjala për rajonin të vetmin politikan nga Ballkani që Merkel e përmend është ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”, ka shkruar Martens.
Siç thekson Martens, në librin nuk përmenden presidenti serb Aleksandar Vuçiq, as kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, as Bojko Borisov e as ish presidenti serb Boris Tadiq.