Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se padyshim se partia e tij do të dal fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.
I pyetur nëse do ta votonte Osmanin për presidente, Dugolli ka thënë se tani nuk është ai proces.
“LVV nuk njihet si parti e pazareve, ne tani kemi zgjedhjet parlamentare dhe jemi të fokusuar që më 9 shkurtë t’i përfundojmë ato dhe të dalim fitues. Padyshim që do të dalim dhe më pastaj është proces tjetër ai i zgjedhjes së presidentes… Pazare nuk bëjmë, obligim për më i zgjedh institucionet është për secilin deputetë… Nëse do të jem deputet…koha kur ka pasur jostabilitet institucional ka kalu ajo. Nuk është tani ai proces“, ka thënë ai në Tëvë1.