Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit.
“Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të bisedimeve të Kryetarit Gashi me deputetët çekë, ku u theksua mbështetja e Republikës Çeke, si dhe e gjithë Grupit të Vishegradit, së pari për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe logjistikën e vazhdueshme për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.
Kryetari Gashi shprehu mirënjohjen e tij që Republika Çeke, si anëtare e Bashkimit Evropian, i promovon parimisht politikat në kontekstin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu shprehu pritjen për intensifikimin e mëtutjeshëm të kësaj mbështetjeje. Sidomos në raport me Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh sfidat aktuale me të cilat po përballet vendi ynë në rrugën e integrimit evropian, përkundër kapacitetit të madh për kompromise që kemi treguar në periudhën e kaluar.