Në diskutimin publik kushtuar “Parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje”, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, theksoi se ligjet në Maqedoninë e Veriut janë solide, por sfidë kryesore mbetet zbatimi i tyre.
“Ligjet kundër dhunës janë po aq efektive sa edhe zbatimi i tyre. Ajo kërkon burime, trajnime dhe një qasje të koordinuar ndërmjet policisë, gjyqësorit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. Trajtimi i dhunës ndaj grave do të thotë të ndërtosh një shoqëri ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë”, tha Wall.
Ai kujtoi se zbatimi aktual i Konventës së Stambollit është thelbësor për mbrojtjen më të mirë të viktimave.
Sipas hulumtimit të OSBE-së, gjysma e grave në Maqedoni kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës, ndërsa 14% kanë qenë viktima të dhunës fizike ose seksuale. Një në dhjetë gra është përballur me përndjekjen.