Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi kanë protestuar para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, respektivisht para zyrës së ministrit Fatmir Limani, i cili për muaj të tërë, sipas tyre, për arsye të ulta politike po mbanë peng fillimin e funksionimit të çerdhes ,,Valbona Zimberi-Valbona 2001,, në f.Mateç dhe hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës me kapacitet me mbi 220 fëmijë.
“Sot, në shenjë proteste, ndodhemi këtu para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini , më sakt , para zyrës sëpersonit i cili është fajtori kryesor dhe i vetëm, që fëmijëve tëHaracinës dhe Likovës , ju është pamundësuar e drejta e tyre e garantuar me ligj, të kalojnë kohën në ambientet e objekteve parashkollore, çerdheve dhe që prindët tyre nuk mund tëvendosin nën kujdes të organizuar fëmijët e tyre!
Ministri palegjitimitet, Fatmir Limani , për muaj të tërë, për arsye të ulta politike po mbanë peng hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës dhe fillimin e funksionimittë çerdhes “Valbona 2001,, në f.Mateç te komunes se Likoves.
Paramendoni , objektet e çerdheve në këto dy komuna ,Haracinë dhe Likovë, janë të gatshme për të pranuar fëmijët e moshave parashkollore në hapësirat e tyre , të gjitha procedurat teknike dhe administrative janë të përfunduara , e vetmja gjë e cila pengon hapjen e dyrëve të këtyre objekteve të dedikuara për më të vegjëlit , është mosdëshira e këtij personi , që të procesoj pëlqimet për punësim të kuadrit tënevojshëm, pëlqime këto vetem se të dhëna nga Ministria e Financave tani më disa javë më parë. Përsëris , Ministria e Financave qe disa javë ka dhënë pëlqimet !!
Informojmë opinionin e gjërë , se pavarësisht se administrata komunale disa herë ka korigjuar tabelaret e kthyera nga Ministria, në kohë sa më të shkurtë kemi korigjuar sipas kërkesës dhe për të njejtat është dhënë pëlqim nga Ministria e Financave, mirëpo Ministri jolegjitim, Fatmir Limani ka vendosur pa asnjë shpjegim apo arsyetim ti bllokoj pëlqimetnë sirtaret e tij, duke mos i lëshuar në procesim dhe njëherit bllokon punësimet të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e çerdheve.
Për ta konstatuar se ministri jolegjitim Fatmir Limani ka vepruar në bazë të inateve dhe frustrimeve politike, në të njejtën procedurë, identike , kanë qenë edhe çerdhet nëkomunat e Çairit dhe Tetovës, për të cilat më janë lëshuar pëlqimet. Nuk ka asnjë dallim në situatën faktike , ASNJE!
Ministri jolegjitim Fatmir Limani mbanë përgjegjësinë e plotë që sot mbi 230 fëmijë presin për tu sistemuar në çerdhe për fajin e tij.
Pyesim publikisht , a është motivi I vetëm i këtij personi , ndëshkimi i popullatës së këtyre dy komunave , për shkak se ato nuk ja kane dhënë legjitimitetin për të vendosur për ato ??? I bëjm apel këtij personi , mos luan me fatin e fëmijevë tëkëtyre dy komunave dhe mos ndëshkon prindët e tyre”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 25.11.2024
Aktuale
- Përleshje e armatosur në Prishtinë: Incidenti trondit qytetarët
- Kosova në një pikë kthese: Haradinaj thotë se është koha për fitore mbi humbjet
- Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë
- Në vend po rritet numri i fëmijëve me shtat të shkurtër
- Opozita zhvillon protestën e radhës / Berisha: Nesër revoltë popullore, shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin
- Nikolloski: Në Strugë funksionojnë plazhet e egra, deri kur do të tolerohet Merko?
- Rrahje në Ndihmën e Shpejtë në Maqedoni!
- BDI Kumanovë: Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit