Komisioni i Kuvendit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave, në bashkëpunim me Klubin e deputetëve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup sot do të mbajë debat publik me temën “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare”.
Siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, janë parashikuar fjalime të kryetares së Komisionit për Mundësi të Barabarta të grave dhe burrave Zhaklina Peshevska, zëvendës shefes së Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa, zëvendësministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Gjoko Velkovski dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Boban Stojanoski.