SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht thirrjes së Unionit të Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare të RMV-së për të marr pjesë në Marshin e Flamurit ose 28 nëntorit që u realizua në drejtim për te Maja Rasa, 1369 metra lartësi mbidetare.
Bjeshkatarët e SHBA “Karadaku” në këtë periudhë të vitit, patën mundësinë për t’i shijuar bukuritë natyrore të Malit të Thatë,Shkup.
Përgjatë këtij shtegu në njërën anë shihet qyteti i Shkupit, një pjesë e Karadakut të Shkupit,komplet territori i komunës së Sarajit, rajoni i Tetovës, vargmalet e Parkut Kombëtar “Malet e Sharrit dhe në anën tjetër lumi Treska, një pjesë e Liqenit të Kozjakut, bjeshkët e komunës së Sopishtes dhe komunës së Studeniçanit (Karshiakës) e deri te Maja Koka e Selanikut.
28 nëntori është Festa e Flamurit shqiptarë njëherit edhe e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.