Ka shumë paqartësi rreth kredisë hungareze prej 250 milion eurove – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Blagica Petreski nga Finance Think. Dilemat ngriten se cilat kompani do të marrin mjete, si do të jetë destinimi dhe nëse në të vërtetë do të nxiten ciklet e reja investues ose do të mbështeten projektet tashmë të planifikuara. Petreski ka ngritur shqetësime edhe për borxhin publik të vendit.
Kredia hungareze prej 250 milion eurove që do të sigurohet për sektorin e biznesit është pozitive në drejtim të nxitjes së ciklit investues – thotë për Radion Evropa e Lirë, Blagica Petreski nga Finance Think.
Por, ajo shtron dilemën për efektet dhe impaktet e kësaj kredie, që sipas saj, nuk janë diskutuar në opinion.
“Së pari, cili do të jetë destinimi, a e dijmë ne se kjo do të jetë për kapacitete prodhuese, por destinimi çfarë do të thotë? A është destinimi për automjete, për teknologji apo robotizim? Më tutje, kush do të jenë ata kompani që do të jenë të targetuar, a janë kompani që për momentin kanë qasje nëpër kredi dhe financa ose janë kompani të reja, ndërmarrje të vogla e të mesme, që në përgjithësi kanë kufizime dhe gjithë kjo varet nëse do të nxisim ciklin e ri investues ose do të jenë investime që do të ndodhnin edhe për momentin” – tha Petrovska.
Deri në fund të vitit, borxhi publik mund të tejkalojë 70%, që është një rritje shqetësuese, thotë për Radion Evropa e Lirë, Blagica Petreski. Ajo shton se e rëndësishme është që rritja e BPV-së të jetë mbi deficitin buxhetor, që huamarrjet që merren nga shteti të jenë me kosto efektive. /tvklan.mk/