Të dashur qytetarë, të nderuara media, Të mpirë nga pushteti 20-vjeçar dhe të verbuar nga sjellja arrogante, BDI ka zgjedhur heshtjen përballë të vërtetës. Opinioni publik ka mësuar së fundmi detaje tronditëse se si kjo parti, përmes eksponentëve të saj, ka orkestruar si në një skenar filmi hollivudian rikthimin sensacional të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Shkup.
Në muajin e festave të shqiptarëve, kur duhet të festojmë unitetin dhe arritjet tona, plas një skandal që tregon se kjo parti, e cila thirret si parti shqiptare, në heshtje ka punuar për rikthimin e tmerrit të shtetit dhe të shqiptarëve – Gruevskit. Ky plan ju dështoi, por ky dështim nuk duhet të mbulojë qëllimet e tyre të errëta.
Të nderuar,
Në detajet shokuese rreth operacionit për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të inkuadruar një grup kontrabaduesish në krye me kryetarin e partisë Ali Gruevski Ahmeti, ish zv/kryeministrin Artan kazinomani Grubi dhe ish ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Pacientin Osmani i cili gjatë kohës deri sa ishte ministër, e kishte takuar Gruevskin në Budapest.
Për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Bujar Osmani.
Aliu i cili ka aq shumë nostalgji për Nikolla Gruevskin që iu ka bërë aq shumë dëm shqiptarëve, ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet “njerëzve tanë” në gjykata. Gjithsesi, kjo ka qenë pjesa më pozitive e takimit, të cilin ka arritur ta incizojë një i punësuar në administratë. Derisa ka zgjatë takimi, nga kabina e përkthyesit ka arritur ta incizojë bisedën me telefon dhe në fund incizimin e njëjte t’ia dorëzoj Blerim Qoseto Bexhetit.
Ahmeti dhe BDI për të zbatuar planin e tyre për lirimin e Gruevskit, kryenin presion të ashpër ndaj Gjykatës së Lartë, por këtu hasën në rezitencë të kryetares së kësaj gjykate Besa Ademit, ndaj të cilës më vonë u ngritë iniciativë për shkarkim si pasojë e mos dëgjimit të urdhrave.
Kujtojmë opinionin, se në atë kohë Ambasadori holandez kishte vizituar Ali Gruevskin në Reçicë të Vogël ku i kish dhënë vërejtje se ai dhe partia e tij duhet të heqin dorë nga gjykatat dhe të ndalonte presionin. Kujtojmë edhe ndryshimet në kodin penal që u realizuan nga BDI janë sjellë me qëllim që të aktivizohet ai nga Budapesti.
Qytetarë të nderuar,
VLEN pyet publikisht BDI-në dhe Ali Gruevskin: Pse gjithë kjo nostalgji për Nikollën? Çfarë ju bashkon? A keni qenë të shantazhuar nga Blerim Qoseto Bexheti që ka patur incizimin e takimit sekret në Vila Vodno, që t’i riktheni në skenë bashkë me Musa Xhaferin duke vendosur si bartës liste për deputetë?
Kjo qasje e Ali Gruevskit për Nikollën edhe përkundër politikave të tij anti-shqiptare na bënë të konstatojmë që e ka të lehtë ta rikthej e ta amnistojë Gruevskin sepse të bëmat e tij me gjasë nuk paskan qenë vetëm të tij, por në bashkëpunim me të keqen e shqiptarëve BDI-në. VLEN punon, VLEN demaskon, VLEN është shpresë për një të ardhme të ndritur!