Driton Sulejmani nga VLEN tha se, BDI në bashkëpunim me LSDM ka tentuar që ta rikthejnë Nikolla Gruevskin në Maqedoni që siç tha, me shpresë që përmes kësaj përçarje do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.
“Opinioni është i njoftuar për tentimet e BDI-së në bashkëpunim me LSDM-në për ta rikthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për tentativat e njëpasnjëshme të BDI-së për ta rikthyer Gruevskin me të vetmen shpresë që të shkaktojë përçarje në VMRO duke e ditur se e vetmja mënyrë që ata të vijnë në Qeverinë e ardhshme do të ishte një përçarje e VMRO-së”, tha Sulejmani nga BDI.